Ramires: Dua të luaj përsëri për Chelsean

07 mars 2018 | 13:15

 

Mesfushori i Jiangsu Suning, Ramires, ka thënë se dëshiron të luajë për Chelsean përsëri para se ta përfundojë karrierën.

Përfaqësuesi brazilian e braktisi klubin londinez për t’iu bashkuar klubit nga Superliga kineze në janar të vitit 2016, pas një marrëveshjeje në vlerë 29 milionë euro. Megjithatë, duke folur për UOL Esporte, 30-vjeçari ka thënë se do të ishte spektakolare për të të luante përsëri për Chelsean. “Chelsea? Gjithmonë kam një ndjenjë të veçantë për ta dhe dua të luaj për ta përsëri para se ta përfundoj karrierën”, ka thënë Ramiresi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Marco Reusi mund të largohet nga Borussia Dortmundi në…