Rasti i aktivistëve të Vetëvendosjes kthehet në rivendosje

27 shkurt 2018 | 10:24

Gjykata e Apelit ka bërë me dije se rasti i katër aktivistëve të dënuar të Lëvizjes Vetëvendosje është kthyer në rivendosje.

Po e njëjta gjykatë gjatë ditës së djeshme ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj tre prej tyre, Atdhe Arifit, Frashër Krasniqit dhe Egzon Halitit.

“Kolegji Penal i kësaj gjykate, duke vendosur lidhur më ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë, të hënën më 26.02.2018, vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj të akuzuarve, dhe vlerësoj se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të qëndrojnë në paraburgim”, është thënë në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Arsyet se pse ky rast është kthyer në rivendosje se shpejti do të bëhen publike.

Tre aktivistët e Vetëvendosjes së bashku me Adea Batusha akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e borës kanë vazhduar edhe gjatë natës së mbrëmshme…