Reali interesohet për Cavanin

26 dhjetor 2017 | 17:23

Forma jo e mirë e treshes Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale ka bërë që drejtuesit e Real Madridit të mendojnë për përforcime në afatin kalimtar të janarit.

Gazeta “Don Balon” raporton se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka kërkuar që të transferohet sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani.

Cavani edhe përkundër mosmarrëveshjes me Neymarin duket se nuk e mendon largimin, sikurse që nuk e mendon largimin e tij as klubi francez. Mirëpo, nëse Reali do të ofronte 70 milionë euro, atëherë gjërat mund të ndryshojnë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet qeveritare në Kosovë premtojnë se gjatë vitit të ardhshëm…