“Ripple”, kriptovaluta e vitit

02 janar 21:31

Një vit më parë duheshin 6 cent dollarë amerikanë për të blerë 10 “Ripple”, një monedhë virtuale si gjithë të tjerat që rivalizon “Bitcoin”. Tani, një “Ripple” kushton 2.5 dollarë.

Kjo i’a kalon edhe performancës së vetë “Bitcoin” që u rrit me plot 1400% gjatë vitit, duke u bërë kështu kriptovaluta me performancën më të mirë gjatë 2017-ës.

Kjo rritje i ka mundësuar gjithashtu “Ripple” që të kalojë në renditje “Ether”-um për t`u bërë kriptovaluta e dytë për kapitalizim tregu në botë, me plot 90 miliardë dollarë.

Në krye të klasifikimit vijon të mbetet “Bitcoin” me 240 miliardë dollarë. Ndërkohë që “Bitcoin” një vit më parë zinte 90% të tregut, sot, kryesisht për faj të “Ripple”, zë vetëm 40%.

Pavarësisht emrit që i vëmë kriptovalutës, kjo e fundit mbetet fenomeni financiar i 2017-ës dhe shtysa ka ardhur pikërisht në muajt e fundit të vitit.

Ajo që i dha “Ripple” shtysën përfundimtare ishte njoftimi i disa bankave aziatike, e kryesisht japoneze, se kanë arritur marrëveshjen për të eksperimentuar mbi kriptovalutën si baza e një sistemi të ri pagesash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Shefi i Southamptonit, Ralph Krueger, ka thënë se kalimi i…