Sadiku drejt largimit, Legia kërkon Kaçen

04 Janar 14:09

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku që duket gjithmonë e më larg Legias së Varshavës, klubi polak po mendon të afrojë një tjetër shqiptar në radhët e saj.

Sulmuesi shqiptar nuk ka gjetur shumë hapësira këtë sezon, dhe duket drejt transferimit në një klub tjetër. Siç raportojnë mediet polake, Legia ka hedhur sytë nga mesfushori Ergys Kaçe. Polakët po kërkojnë ta marrin shqiptarin me formulën e huazimit.

Kontrata e Kaçes me klubin grek skadon në 2020, ndërsa këtë sezon ka luajtur vetëm 5 ndeshje, dhe ka dhënë vetëm një asistim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Në Nordbrabant të Holandës gjenden prodhuesit më të mëdhenj të…