>

Sela: Mosmiratimi i Ligjit për gjuhët është tradhti

07 mars 20:48

Aleanca për Shqiptarët i quan lojëra veprimet e partnerëve të koalicionit lidhur me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Lideri i kësaj partie, Ziadin Sela, ka deklaruar se këto dy parti edhe kur ishin në pushtet në vitin 2002-206 nuk kishin votuar këtë ligj të paraparë me Marrëveshjen Kornizë.

Sela kujton edhe njëherë se Qeveria aktuale u formua mbi kushtëzimin për miratimin e Ligjit për gjuhët dhe se numrat e këtij subjekti garantuan shumicën në Kuvend.

“Këto lojëra politike të LSDM-së më ngjajnë me kthimin e saj në identitetin e saj dhe burimin e saj. Ky ligj për përdorimin e gjuhëve është dashur të sillet deri në vitin 2004 si pjesë normative e Marrëveshjes Ohrit. Ishte pikërisht LSDM me BDI—në që nuk e sollën këtë ligj aso kohe”, ka theksuar Ziadin Sela.

Sela shtoi se në këto raste, partneri shqiptar në koalicion me LSDM-në duhet të shqyrtojë pozicionin e tij në pushtet.

“Kjo është shkelje e marrëveshjes dhe burrat në këto raste dihet se çfarë veprime duhet marrin. Nëse kanë burrëri dhe janë të vendosur në politik-bërje, BDI duhet të ulet dhe ta bisedojë këtë çështje me Zoran Zaevin dhe nëse nuk kalon ligji për gjuhët duhet ta lëshojë Qeverinë”, u shpreh Sela.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Qeveria gjermane ka miratuar planet për zgjerimin e misioneve ushtarake…