Selvije Halimi: Do ta rikthejmë fitoren në Lipjan

17 mars 2018 | 23:02

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Dega në Lipjan ka hapur të shtunën procesin e brendshëm zgjedhor.

Me këtë rast, kryetarja në detyrë e degës së PDK-së në Lipjan, Selvije Halimi, ka thënë se strukturat e PDK-së tash e 18 vite, dhe tash e dy vite me kryetarin Kadri Veseli kanë dëshmuar se janë bazamenti i fuqishëm për fitoret e njëpasnjëshme në Lipjan.

“Tani jemi në fazën e procesit të brendshëm zgjedhor të subjektit tonë politik dhe kam bindje të plotë se prurjet e reja brenda radhëve të PDK-së garantojnë një strukturë të fuqishme për të rikthyer fitoren qytetarëve në komunën tonë. Motoja jonë e re ‘Dekada e re’ ngërthen në vete besim, zhvillim, integrim në shërbim të qytetarëve dhe vendin në përgjithësi”, ka thënë Halimi.

Po ashtu, ajo ka njoftuar strukturat e partisë në këtë qytet se nga java e ardhshme do të fillojnë zgjedhjet në strukturat e Rinisë Demokratike fillimisht, për të vazhduar me zgjedhjet në strukturat e Gruas Demokratike dhe për të përfunduar me zgjedhjet e përgjithshme në degë.

Halimi ka ftuar të gjithë qytetarët lipjanas që të i bashkohen PDK-së dhe të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor.

Selvije Halimi: Do ta rikthejmë fitoren në Lipjan

Fotografia e PDK - Dega Lipjan

Fotografia e PDK - Dega Lipjan

Fotografia e PDK - Dega Lipjan

Fotografia e PDK - Dega Lipjan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sa ari ka dalë nga fabrika e Rubikut gjatë periudhës…