Sessionsi: ShBA-ja dëshiron ta forcojë partneritetin me vendet e Ballkanit

24 maj 2018 | 18:48

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të forcojnë partneritetin me vendet e Ballkanit në luftën kundër ekstremizmit dhe krimit të organizuar. Kështu ka thënë prokurori i Departamentit Amerikan të Shtetit, Jeff Sessions.

Në një takim zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia në Zagreb, ai ka thënë se bashkëpunimi ka treguar tashmë rezultate të mira, por që mund të bëhet edhe më shumë.

“Ne përballemi me një kërcënim serioz nga terrorizmi, kontrabanda e drogës dhe njerëzve, krimi i organizuar dhe korrupsioni. Kriminelët e zgjuar përdorin kufij për t’u fshehur pas tyre, nuk duhet ta lejojmë këtë”, ka thënë Jeff Sessions.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe biznesmeni amerikan Tim…