ShBA-të kërkojnë integrimin e plotë të veriut

27 mars 2018 | 15:37

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj, ka pritur në takim zëvendësambasadoren e ShBA-së në Kosovë, Colleen Hyland me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Sefaj e ka njoftuar zëvendësambasadoren amerikane se plani operacional për ndalimin e zyrtarëve serb, të cilëve nuk iu është dhënë leja e hyrjes në territorin e Kosovës është bazuar tërësisht në ligjet e Kosovës.

Ai e ka informuar zyrtaren amerikane se organet e rendit janë të angazhuara në secilën pjesë të territorit të Kosovës dhe se gjendja është e qetë në tërë vendin.

“Të dy bashkëbiseduesit janë dekoruar se institucionet e vendit duhet të vazhdojnë përkushtimin e tyre për integrimin e plotë të pjesës veriore në jetën socio-politike të Kosovës”, është thënë në njoftimin e MPB-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim…