Shevchenko: Roma-Shakhtar është 50-50

13 mars 2018 | 17:56

Trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko mendon se ndeshja mes Romës dhe Shakhtarit është 50-50.

Legjenda e Milan i njeh mirë të dyja skuadrat, dhe ka folur për “Sky” në prag të ndeshjes së sotme e vlefshme për çerekfinalen e Champions League, me italianët që o të mundohen të përmbysin deficitin 2-1 të ndeshjes së parë.
“Do të thosha se shanset janë 50-50. Roma më dha një përshtypje shumë të mirë në ndeshjen e parë. lojtarët luajtën mirë, kontrolluan ndeshjen dhe ishin kompaktë. Ata filluan mirë dhe arritën të ndalonin Shakhtar të gjente hapësira. Skuadra e Fonseca-s ka lojtarë të shpejtë dhe teknikë dhe sapo t’u japësh hapësira ata do të kundërsulmojnë menjëherë. Dhe pikërisht kjo ndodhi në pjesën e parë. Mendoj se Roma di si të ndërtojë një ndeshje, por edhe Shakhtar. Të dyja skuadrat po kalojnë një formë të mirë”, ka deklaruar Sheva.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetarja e parë e Komisionit për Buxhet dhe Financa, deputetja…