Shpërthim në Kanada, 15 të plagosur

25 maj 2018 | 11:54

Pesëmbëdhjetë njerëz janë plagosur nga një shpërthim në provincën Ontario të Kanadasë.

Autoritetet atje kanë thënë se dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në restorant dhe kanë shpërthyer një pajisje të improvizuar përpara se të largoheshin.

Pesëmbëdhjetë veta janë dërguar në spital, tre nga ta në gjendje kritike, ka thënë Shërbimi Rajonal Mjekësor.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.

Ai ka ndodhur një muaj pasi një shofer ka përplasur furgonin për një turmë njerëzish në Toronto, duke vrarë 10 veta. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kushtetuta e Kosovës, përderisa vlerësohet si kushtetutë demokratike, ajo nuk…