Shqipëria me dy sportist në “Pyeongchang 2018”

30 janar 2018 | 15:02

Suela Mëhilli dhe Erjon Tola do të jenë dy sportistët kuqezinj që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, që nisin më 9 shkurt në Korenë e Jugut.

Edhe pse Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar pat shpresuar që të shkonte në këtë Olimpiadë me 4 sportistë, vetëm dy prej tyre kapën normat e lejuara, duke përfaqësuar ngjyrat kuqezi në Olimpiadë. Ashtu si dhe 4 vite më parë, në Sochi, Shqipëria do të ketë vetëm skiatorët Tola e Mëhilli, që do të garojnë në disiplinën e skive alpine.

KOKSH, përmes një komunikate për shtyp, bën me dijë se më datën 2 shkurt, në Presidencë, do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të flamurit kuqezi nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pritet që këtë herë flamurin ta mbajë skiatorja Suela Mëhilli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën në Prishtinë është mbajtur konferenca “Konkurrenca e Industrisë…