>

Skandali i gruas, jep dorëheqjen ministri grek i Ekonomisë

27 shkurt 14:37

Ministri grek i Ekonomisë dhe Zhvillimit, Dimitri Papadimitriou, ka dhënë dorëheqje pas polemikave mbi ndihmën e qirasë së marrë nga gruaja e tij që ishte pjesë e kabinetit.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit grek, Alexis Tsipras, theksohet se dorëheqja e Papadimitriou-t është pranuar.

Poashtu edhe Rania Antonopoulos, bashkëshortja e Papadimitriou-t dhe zëvendësministre e Punës dhe Sigurisë Sociale, u largua nga detyra e saj pas polemikave të reflekutuara në media se ajo kishte përfituar nga ndihmat për banesë.

Antonopoulos, e cila që nga muaji janar i vitit 2015 është në detyrë në kabinetin qeveritar, njoftoi dorëheqjen e saj nga detyra duke theksuar se kishte kthyer shumën prej 23 mijë eurosh që kishte marrë në një periudhë dy vjeçare.

Papadimitriou, i cili ishte përgjegjës edhe për privatizimet në shtetin me një krizë financiare, postin ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit e ushtron që nga muaji nëntor i vitit 2016.

Sipas ligjit të miratuar në vitin 2015 në Greqi, për anëtarët e kabinetit që banojnë jashtë kryeqytetit të Athinës ofrohet mbështetje për banesë, por çifti ishte kritikuar për marrjen e ndihmës, pavarësisht asaj se situata e tyre financiare ishte e mjaftueshme. (AA)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ri-kujton të gjithë punëdhënësit, se…