Skënderbeu nuk e shet Jashanicën për çfarëdo çmimi

19 Dhjetor 12:22

Koha e afatit kalimtar të janarit po afron dhe të shumtë po bëhen zërat për një largim të mundshëm të Bajram Jashanicës.

Për të nuk kanë munguar ofertat nga Rusia që janë më të shumta në numër dhe duket se atje mund të jetë me shumë mundësi sistemimi i lojtarit nga Kosova, por ajo që mbetet për t’u parë, do të jetë vlera e shitjes së lojtarit.

Oferta maksimale që ka mbërritur deri tani është 400 mijë dollarë, por kërkesat financiare që Skënderbeu ka për futbollistin në fjalë janë më të larta.

Duket se klubi bardhekuq është gati të refuzojë çdo ofertë që nuk i kalon 500 mijë euro, si dhe kontratën me kusht për klubet e interesuara.

Tashmë, pas disa transferimesh të suksesshme, duket se Skënderbeu ka fituar edhe përvojën e duhur për të zgjedhur një klauzolë të mirë për lojtarët e larguar, duke ruajtur një pjesë të kartonit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Thomas Strakoshës është i lumtur për kohën që po kalon,…