Strakosha: Lazio duhet të rikthehet e fortë

19 dhjetor 2017 | 12:21

Thomas Strakoshës është i lumtur për kohën që po kalon, por kërkon që Lazio të rikthehet në formën e disa javëve më parë.

“Mund të përmirësohemi për t’i arritur nivelet e larta të klasifikimit. E kisha vlerësuar shumë këtë ndeshje dhe besoja te fitorja, por nuk ia dolëm mbanë. Kemi cilësi për t’i bërë ballë çdo kundërshtari”, thekson portieri i Kombëtares Shqiptare.

Sfida ndaj Atalantës ishte edhe një derbi shqiptarësh pasi kolegu i tij Etrit Berisha, me të cilin duelon për një vend edhe në kombëtare, mbrojti portën e bergamaskëve.

“Nuk mendoj për këto lloj duelesh. Unë dëshiroj vetëm të përmirësohem sa më shumë”, thekson numri një i Lazios.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) shpreh konsideratë të lartë për…