OEK: Mbledhja e TVSH-së brenda vendit në të mirë të bizneseve

19 dhjetor 12:20

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) shpreh konsideratë të lartë për Ministrin e Financave për vendimin e deklaruar dje, për fillimin e mbledhjes së TVSH-së nga kufiri siç është sot në brendinë e vendit.
Sipas OEK, ky është një vendim shumë i guximshëm dhe që shkon në të mirë të biznesit dhe realizohet një kërkesë e kahershme e komunitetit të biznesit adresuar përmes Odes Ekonomike të Kosovës. “Biznesi me vite të tëra ka kërkuar që mos ta paguaj në avans TVSH në kufi, përkundër që ka pasur premtime nga Ministrat e kaluar asnjëherë nuk është marr guximi që të bëhen ndryshime. Me ardhjen e Ministrit Hamza ka treguar që është lidership në marrje të vendimit që përveç vendimeve për lirim nga tatimit doganor dhe akciza për lëndë të parë, gjysmë produkt, linja të prodhimit dhe pajisje të IT-së, ka marr vendim më të madh dhe më të rëndësishmin në histori të Kosovës për mbledhjen e TVSH- së në brendi nga kufiri”, thuhet në njoftimin e OEK.

Kjo reformë sipas, OEK-ut, do ta ndihmojë biznesin shumë për arsye se nuk do të kenë problem me likuditet, biznesi do të ketë mundësi të rritjes më të madhe, nuk do të ketë nevojë biznesi për kredi dhe pagesë të interesave të ndryshme, do të luftohet evazioni fiskal dhe që është më e rëndësishme vetë biznesi do ta lufton ekonomin jo formale.

“Ne urojmë Ministrin e Financave për këtë hap shumë të guximshëm dhe për një reformë në të mirë të biznesit dhe shtetit dhe zotohemi që do të jemi pjesë e punës së ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore tatimore në funksion të zhvillimit ekonomik, stabilitetit social, brendimit të produkteve vendore, rritje të eksporteve dhe përshpejtim të proceseve integruese bazuar në fuqizim të sektorit privat”, thuhet në njoftimin e OEK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
12 ndryshime të trajnerëve janë bërë vetëm në sezonin vjeshtor…