AUTOPORTRETI I HYDAJET HYSENIT I KRIJUAR NË ERRËSIRËN E QELISË SË BURGUT, NË TORTURAT ÇNJERËZORE NË CZ

15 nëntor 2026 | 23:43


Ismet Sylejmani

Një portret i Udhëheqësit Hydajet Hyseni, i realizuar nga vetë Ai, në qelinë e burgut, gjatë kohës kur ndaj Tij ushtroheshin tortura çnjerëzore!

Në qeli të CZ-së, Burgut Qendror në Beograd, në vitin 1983!

Një rreze dielli në kontakt me pak ujë në dysheme ka mjaftuar të shërbejë si një pasqyrë, për ta parë dhe vizatuar veten!

Ka qenë disa muaj në qeli!

I vetëm!

Pa asnjë kontakt!

Ky nuk është thjesht një autoportret artistik!

Është një dëshmi e qëndresës njerëzore, e vuajtjes dhe e krijimtarisë që nuk u shua as në kushtet më të rënda të mbajtjes në qelitë famëkëqija!

Kur Udhëheqësit Hydajet Hyseni autoritetet e burgut dhe xhelatët e UDB-së nuk ia prenin flokët sepse ashtu e torturonin më mirë dhe i shkaktonin dhembje më shumë, nuk i lejonin pasqyrë, dhe në ato momente dramatike, ku mbizotëronte errësira dhe ku torturat synonin të thyenin shqiptarin e madh Hydajet Hysenin, Udhëheqësi revolucionar gjeti forcën për ta përjetësuar vetveten përmes artit!

Një fytyrë e vizatuar në errësirë, por një dëshmi që mbetet në dritën e historisë!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 15 Nëntor 2026!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mijëra qytetarë janë mbledhur në qendër të Pragës për të…