Zbulohet vota e Shqipërisë për Topin e Artë
Gazetari Besnik Dizdari, përfaqësuesi i Shqipërisë në votimin për Topin e Artë, ka vendosur Lamine Yamal në vendin e parë të renditjes së tij, duke i dhënë talentit të Barcelonës 15 pikët maksimale, mëson Top Channel.
Sipas votimit, pas Yamal renditet Rodri, i cili merr 12 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Ousmane Dembélé me 10 pikë.
Kylian Mbappé është pozicionuar në vendin e katërt, me 8 pikë, ndërsa Erling Haaland renditet i pesti me 7 pikë.
Ajo që bie në sy është pozicionimi i Harry Kane, fituesit të Topit të Artë 2026. Sulmuesi anglez është renditur vetëm në vendin e shtatë nga gazetari shqiptar, duke marrë 4 pikë nga vota e Shqipërisë.
Votimi i plotë i Shqipërisë për Topin e Artë 2026
- Lamine Yamal – 15 pikë
- Rodri – 12 pikë
- Ousmane Dembélé – 10 pikë
- Kylian Mbappé – 8 pikë
- Erling Haaland – 7 pikë
- Lionel Messi – 5 pikë
- Harry Kane – 4 pikë
- Achraf Hakimi – 3 pikë
- Khvicha Kvaratskhelia – 2 pikë
- Fabián Ruiz – 1 pikë
Ndërkohë, votat e tjera të dhëna nga Dizdari ishin:
Portieri më i Mirë: Unai Simon
Trajneri më i Mirë: Luis de la Fuente
Klubi më i Mirë: PSG



