Sokol Dobruna thotë se gëzohet nëse do të përballet me Gjykatën Speciale

26 dhjetor 2017 | 08:16

Sokol Dobruna, ish-drejtuesi i Gjykatës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk i trembet përballjes me Gjykatën Speciale.

Dobruna, emri i të cilit është përmendur të hënën nga mediet e Kosovës si njëri nga katër përfaqësuesit e UÇK-së, të parët ndaj të cilëve do të ngrihet aktakuza, ka thënë se do të gëzohet nëse ftohet nga gjykata.

Ai “Kohës Ditore” i ka thënë se nuk ka njohuri që është në mesin e personave që po hetohen për krime lufte nga Specialja.

“Më gëzon fakti nëse do të shkoja në Gjykatë Speciale. Nuk jam marrë në pyetje asnjëherë, por do të doja të kisha mundësinë njëherë e përgjithmonë ta them fjalën time. Kjo gjykatë është krejtësisht për qëllime politike”, ka thënë ai për “Koha Ditore”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova vazhdon të ketë një ajër të ndotur. Mbrëmë, Kosova…