Stoltenberg: Rusia të pranojë rrëzimin e avionit malajzian

26 maj 2018 | 00:13

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kërkoi Rusisë të pranojë përgjegjësinë për rrëzimin e avionit Malaysia Airlines MH17, i cili në vitin 2014 mbi Ukrainë u rrëzua nga një raketë e ushtrisë ruse.

Stoltenberg e konsideron rrëzimin e avionit si tragjedi globale duke potencuar nevojën për dënimin e përgjegjësve.

Ekipi i përbashkët hetimor bën me dije të enjten se është vërtetuar se Malaysia Airlines MH17 2014 mbi Ukrainë u rrëzua nga një raketë e ushtrisë ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e një vetë-aksidenti në rrugën nacionale Prishtinë- Mitrovicë,…