Sulmi i ShBA-ve dhe aleatëve në Siri, Moska: Nuk kemi aktivizuar sistemin tonë mbrojtës

14 prill 2018 | 08:55

Pas sulmeve të përqendruara të ShBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri ka reaguar edhe Moska.

Rusia nuk ka aktivizuar sistemin e saj mbrojtës të dislokuar në Siri. Kështu ka bërë me dije ministri rus i Mbrojtjes, duke shpjeguar se sulmet e tre shteteve janë kundërshtuar vetëm nga sistemet antiraketore siriane, “S-125, S-200, Buk e Kvadrat”.

Që sipas tij, janë sisteme të prodhuara 30 vjet më parë nga Bashkimi Sovjetik, të cilët megjithatë “kanë rrëzuar një numër raketash”.

Ndërkohë ministri francez i mbrojtjes, Florence Parly, ka thënë  se Rusia ishte lajmëruar më herët për sulmet ushtarake të përbashkëta nga ShBA, Britania dhe Franca kundër Sirisë.

Ai ka shtuar se operacioni në Siri është i ligjshëm, i kufizuar dhe propocional.

Objektivi i raketave të aleatëve për momentin janë vetëm bazat ku dyshohet se regjimi i Assadit ruan armët kimike, ndërsa raportohet se shpërthimet janë ndjerë edhe pranë Damaskut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se…