Sulmohet me armë zjarri Oliver Ivanoviq

16 janar 2018 | 09:30

Lideri i iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” [SDP] në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është sulmuar mëngjesin e së martës me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Ksenija Bozhoviq nga SDP, duke thënë se Ivanoviq aktualisht është në sallën operative të spitalit në Mitrovicë.

Sipas saj, sulmi ka ndodhur para zyrës së zotit Ivanoviq.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar mbi këtë ngjarje./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa - Remi, vazhdon ta mbështesë…