Sylejman Starova drejton Feronikelin

20 mars 2018 | 20:40

Klubi nga Drenasi ka njoftuar që ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin e Partizanit të Shqipërisë, që ta udhëheqë klubin në luftën për titull, transmeton Gazetasheshi.

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, ka njoftuar që marrëveshja me Starovën është arritur dhe ai do ta fillojë drejtimin e ekipit menjëherë.

“Nuk kemi kohë për të humbur sepse lufta për titull është intensifikuar. Ne do ta bëjmë të pamundurën që ta çojmë deri në fund synimin tonë dhe ta fitojmë titullin”, njoftoi Ramaj, teksa i uroi mirëseardhje dhe fat trajnerit të ri.

Starova e zëvendëson Munishin e dorëhequr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në debatin për demarkacionin që po mbahet në seancën e…