Tahiri: Kodi Civil do të ndikojë edhe tek sistemi gjyqësor

16 mars 2018 | 11:21

Ministria e Drejtësisë (MD) ka prioritet nxjerrjen e ligjeve bashkëkohore dhe harmonizimin e tyre me Bashkimin Evropian dhe standardet ndërkombëtare.

Kështu ka thënë ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, në kampanjën informuese “Çfarë do të thotë Kodi Civil për ju”.

Sipas tij, Kodi Civil prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve duke ndikuar në rregullimin e marrëdhënieve pronësore , kontraktuese, familjare, trashëguese dhe në fusha të tjera.

“Ministria e Drejtësisë me ndihmën e Komisionit Evropian, ka filluar punën tashmë në hartimin e Kodit Civil dhe draftet e para veç se ekzistojnë. Avancimi i tyre duke i adresuar problemet praktike do ta avancojë sistemin e drejtësisë në Kosovë . Përkrahja e të gjitha institucioneve në procesin e hartimit të kodit civil është tepër e rëndësishme. Në veçanti do të përmendja rolin e sistemit gjyqësor i cili çdo ditë ka të bëjë me implementimin praktik të këtij legjislacioni”, ka thënë Tahiri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ligjin për gjuhët nuk humb askush. Kështu ka deklaruar…