Zaevi: Me Ligjin e gjuhëve nuk humb askush
Me ligjin për gjuhët nuk humb askush. Kështu ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Ai ka thënë se Ligji për gjuhët është në përputhje me Kushtetutën dhe askush nuk mund të dalë mbi Kushtetutën.
“Ligji mbi përdorimin e gjuhëve është plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe amendamentin 5 të miratuar 17 vjet më parë. Askush nuk është, dhe nuk mund të jetë mbi Kushtetutën. Duke promovuar të drejtat për përdorimin e gjuhëve, askush nuk humbet, por ofron kushte për komunikim më të mirë ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve. Komunikimi i qetë i qytetarëve është një përfitim qytetërues”, ka thënë Zaevi.
Ai ka thënë se ky ligj garanton plotësisht përdorimin e duhur të gjuhës maqedonase.
“Tani është koha për të hedhur poshtë politikat e ndarjeve, grindjeve dhe konflikteve që janë në kundërshtim me vlerat tona evropiane”, ka thënë Zaevi. (Ora News)