Gjini në takim me Prattipatin: Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë
20 nëntor 2026
| 17:00
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka zhvilluar sot një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Përmes një njoftimi, Gjini ka bërë me dije se në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e Aleancës në situatën aktuale.
Ai ka thënë se gjatë takimit ka ngritur edhe çështjen e krizës energjetike me të cilën, sipas tij, po përballet Kosova, duke theksuar se Aleanca do të mbetet e angazhuar në mbrojtjen e demokracisë dhe të arriturave shtetërore.
Gjini gjithashtu ka shprehur mirënjohje për angazhimin e përfaqësueses amerikane dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.



