Të hyrat buxhetore arritën vlerën në 362.0 milionë euro

18 qershor 2018 | 16:10

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se gjatë TM1 2018, sektori fiskal u karakterizua me preformanc të mirë të të hyrave buxhetore dhe rritje të shpenzimeve buxhetore.

“Të hyrat buxhetore arritën vlerën prej 362.0 milionë euro apo 6.7 përqind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja e arkëtimit të të hyrave buxhetore erdhi si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik por edhe reformave të ndërmarra nga agjencitë e të hyrave që kanë për synim ngushtimin e hendekut tatimor. Sa i përket llojit të tatimeve, vërehet rritje më e lartë e të hyrave tatimore direkte të cilat arkëtohen nga tatimi në të ardhura dhe pasuri. Këto të hyra në TM1 2018 shënuan rritje prej 26.5 përqind dhe arritën vlerën prej 72.5 milionë euro. Me rritje u karakterizuan edhe të hyrat tatimore indirekte të cilat janë të ndërlidhura me lëvizjen e importit i cili ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë TM1 2018”, thuhet në raportin r BQK-së raporton “RTKlive”.
Të hyrat indirektet arritën vlerën prej 261.5 milionë euro (3.5 përqind rritje). Të hyrat jo-tatimore, që kryesisht janë të hyra nga organizatat buxhetore, shënuan rënie prej 8.3 përqind dhe arritën vlerën 41.1 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, dhe…