Thaçi: Gazi lotsjellës në Kuvend ka dërguar pamjen joreale të Kosovës në botë

25 prill 2018 | 10:41

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për shumë aspekte për forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Ai në konferencën rajonale “Dekada e ardhshme e Kosovës: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në BE”, ka thënë se Kosovë është storie e suksesit.

Thaçi ka thënë se gazi lotsjellës në Kuvend ka dërguar pamjen joreale të Kosovës në botë.

“Kosova është storie e suksesit të plotë, por në të njëjtën kohë jemi dëshmitar që institucionet kanë funksionuar në brishtësi. Si rezultat i kësaj kemi pasur zhvillime të panevojshme në Kuvendin e  Kosovës, që kanë dërguar pamje të jorealiteit kosovarë, pamje aspak e pëlqyeshme. Nëse shikojmë se cilat medie botore i përsërisin pamjet e gazit lotsjellës dhe mesazhet, shihet se kujt i kanë konvenuar ato zhvillime”, ka thënë Thaçi.

Më tutje,  Thaçi ka thënë se Kosova ka dëshmuar pjekur, duke implementuar në tërësi marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mercedes Benz ka prodhuar një variant të Klasit A që…