Thaçi udhëton drejt Hagës, sqaron arsyet

22 prill 2018 | 19:33

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se sot ka udhëtuar për në Hagë.

Ai ka treguar se atje ka udhëtuar me ftesë të një instituti ku dhe do të mbajë një ligjëratë si dhe do të takojë zyrtarë të lartë në Holandë.

Postimi i plotë i Thaçit në llogarinë e vet në “Facebook”:

Me ftesë të Institutit prestigjioz holandez “Clingendael Institute”, sot kam udhëtuar për në Hagë, ku nesër do të mbajë një ligjëratë me temën “Vizioni, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”.

Më pas do të kem një bashkëbisedim me shumë përfaqësues shtetërorë, ambasadorë, diplomatë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Holandë.

Pas ligjëratës dhe debatit, do të marrë pjesë në promovimin e librit “New State, Modern Statesman”, i shkruar nga gazetarët britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger. HTH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka fituar 2-0 ndaj Southempton në “Wembley” dhe do…