Thaçi: Xhemajl Fetahaj ishte epror i paepur i UÇK-së

31 maj 2018 | 10:45

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar dëshmorin Xhemajl Fetahaj në 19-vjetorin e rënies së tij.

Ai ka thënë se Fetahaj ishte epror i paepur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),

“Xhemajl Fetahaj ishte një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare dhe një epror i paepur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me vullnet të pathyer dhe besim të palëkundshëm, deri në rënien heroike para 19 vjetësh në Koshare, jetën ia kushtoi çlirimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se do të…