Turqia paralajmëron tarifa për importet amerikane

21 qershor 2018 | 14:39

Ministri turk i ekonomisë, Nihat Zeybekci, ka njoftuar se do të vendosë tarifa të reja me vlerë 267 milionë dollarë mbi mallrat amerikane, duke përfshirë në “listën e saj të zezë” edhe qymyrin, duhanin, orizin dhe arrat.

Sipas ministrit turk kjo është rrjedhojë e dështimit të negociatave me Uashingtonin.

 “Ne jemi të angazhuar për marrëdhënie tregtare aktive, dinamike dhe reciproke me ShBA-të, por ndershmëria dhe drejtësia nuk mund të jenë të njëanshme”, ka deklaruar Zeybekci, duke shtuar se vendi nuk mund t’ia lejojë vetes që të fajësohet pa të drejtë për sfidat ekonomike të Amerikës.

 Të premten, Shtetet e Bashkuara do të ndjejnë edhe peshën e tarifave evropiane mbi produktet e tyre.

 Komisioni Evropian ka njoftuar se ka aprovuar taksa ndëshkuese mbi eksportet amerikane me vlerë 3.2 miliardë dollarë.

 Në shënjestër do të jenë motoçikletat, lëngu i portokallit, uiski, gjalpi i kikirikut, varkat me motorë, cigaret dhe xhinset.

 “Nuk deshëm të gjendeshim në këtë pozicion, por vendimi i njëanshëm dhe i pajustifikuar i Shteteve të Bashkuara nuk i la Bashkimit Evropian asnjë zgjidhje tjetër”, ka deklaruar komisionerja e Tregtisë, Cecilia Malmstrom. /tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft…