Ushtria e Shqipërisë, e gatshme ta përkrahë transformimin e FSK-së

27 dhjetor 2017 | 16:57

Shefi i Shtabit i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku, ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ku është pritur nga komandanti i kësaj force, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Kollçaku ka theksuar se Ushtria e Shqipërisë është e gatshme ta përkrahë FSK-në. “Ne jemi të vendosur ta mbështesim, në konsultim me partnerët, transformimin nga FSK-ja në Forca të Armatosura. Jemi të vendosur që bashkëpunimin ta thellojmë në fushën e trajnimit, të edukimit, por edhe të stërvitjeve”, ka thënë gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku.

Ndërsa komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka thënë se pjesë e suksesit të FSK-së është edhe ushtria e Shqipërisë. “Mund të them se Forca e Sigurisë së Kosovës po e përmbyll një vit të suksesshëm dhe pjesë e këtij suksesi pa dyshim janë edhe Forcat e Armatosur të Shqipërisë”, ka thënë gjenerallejtënant Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti tashmë edhe zyrtarisht është kandidat për kryetar të…