Çitaku me bashkëpunëtorë nderon vëllezërit dëshmorë, Bedrush dhe Feim Gashi

26 prill 2024 | 14:23

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka nderuar vëllezërit dëshmorë nga Rahoveci, Bedrush dhe Feim Gashi, në 26-vjetorin e rënies së tyre.

Çitaku ka qenë e shoqëruar edhe nga nëna e dy dëshmorëve Bademe Gashi, duke ndarë edhe një rrëfim të saj për djemtë e saj.

“‘I kam dashtë shumë, por ma shumë iu deshën Kosovës. Që 26 vjet, ma shumë se mall e mërzi – kam krenari e gëzim në zemër që i rrita dy djem si Bedrushi e Feimi’, rrëfen nana Bademe.  Këto fjalë vetëm një nënë heroinë mund t’i thotë  që shpirtin ta mbushin me emocione e sytë t’i bëjnë me lot. Historitë e nënave shqiptare, përplot me sakrifica, forcë e dashni për familjen e atdheun, janë të pakrahasueshme. Janë epike.   Në Rahovec, bashkë me anëtarin e kryesisë, Sokol Bashota dhe kryetarin e PDK në Rahovec Edon Cana, në ‘Pikën Vlora’, si pika e parë e zjarrit të UÇK-së në këtë zonë, nderuam dëshmorët e luftës për liri, në 26-vjetorin e rënies së dy heronjve, vëllezërve Bedrush e Feim Gashi.  Lavdi e përjetshme!🌹”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot u bënë 26 vjet që nga dalja e parë…