SUPER LAJM NGA BËRVENICA: SHQIPTARËT BËHEN BASHKË, MUNDIN KANDIDATIN E VMRO-DPMNE-së!

01 nëntor 2026 | 21:28

Fitore e madhe në Bërvenicë! Bashkimi i shqiptarëve ka dhënë rezultatin e pritur, duke mposhtur kandidatin e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës.

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) dhe kandidati i saj, Arkin Jahiji, kanë shpallur fitoren në këto zgjedhje.

Pas numërimit të votave në shtabin zgjedhor, ka shpërthyer festa. Jahiji, i shoqëruar nga funksionarë të tjerë të AKI-së dhe mbështetës të shumtë, ka marshuar nëpër rrugët e Bërvenicës, duke festuar fitoren.

Kjo fitore shihet si dëshmi e fuqisë së bashkimit të votës shqiptare, e cila arriti të mposhtë kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski.

Tashmë pritet që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) të publikojë rezultatet përfundimtare, për të përcaktuar edhe diferencën e saktë të votave mes dy kandidatëve.

Bërvenica foli me votë: kur shqiptarët bëhen bashkë, fitorja është e mundur!

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar për ngjarjen tragjike…