Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për emërime të familjarëve dhe personave të afërt në misionet diplomatike të Kosovës.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka përmendur mbesën e Sveçlës në Uashington, kushërirën e Dalipit në Berlin dhe bashkëshorten e ish-bashkëpunëtorit të tij në Ajova.
Bajrami tha se, ndërkohë që qytetarët përballen me kriza dhe besimi institucional është i ulët, Qeveria po i favorizon të afërmit.
“Ju kanë mashtru”, shkroi ajo.
Postimi i saj i plotë:
Mbesa e Sveçlës në Washington, kushërira e Dalipit në Berlin, bashkëshortja e ish-bashkëpunëtorit të tij në Iowa.
Në një kohë kur qytetarët po përballen me kriza të njëpasnjëshme dhe besimi në institucione është në pikën me të ulët, Qeveria po gjen kohë t’i rehatojë miqtë dhe familjarët nëpër ambasada.
Ju kanë mashtru. Krejt çka kanë premtu sot e bëjnë të kundërtën.
Ju kanë mashtru e kanë dështu. E sa gjatë do ta jetojmë këtë mashtrim varet edhe nga Ju.



