Ali Ahmeti e quan historike fitoren e kandidatit të AKI në Komunën e Bërvenicës

01 nëntor 2026 | 23:55

Arkin Jahiu i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), kandidati i mbështetur nga BDI-ja, ka fituar garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke lënë pas kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevskin.

Për këtë ka reaguar Ali Ahmet inga BDI, duke thënë se kjo është një fitore historike për Bervenicën.

“Fitore historike në Bërvenicë. Edhe një herë u dëshmua se uniteti dhe bashkimi triumfojnë mbi çdo interes të ngushtë. Gjithmonë qofshim bashkë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin…