Van Basteni kritikon Neymarin

13 korrik 2018 | 16:52

I vënë në qendër të kritikave, jo vetëm për dështimin e Brazilit, por më së shumti për skenat që ka bërë në fushën e lojës, Neymar nuk u ka shpëtuar kritikave as të një njeriu që ka fituar tri herë “Topin e Artë”.

Legjenda holandeze Marco Van Basten ka kritikuar brazilianin për çfarë ka treguar gjatë këtij kompeticioni. “Nëse bën shumë skena, sigurisht që nuk të vjen në ndihmë kjo gjë. Megjithëse është gjithmonë mirë që të kesh një sens humori, kur njerëzit mund ta përdorin pozitivisht, ka gjithmonë një masë”, është shprehur holandezi.

“Nuk është aspak pozitive një sjellje e tillë. Në momentin që sjellja ekzagjerohet, harrohet edhe goditja që ai mund të ketë marrë vërtet. Neymar duhet ta kuptojë këtë gjë”, ka deklaruar Van Basten.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portierët janë ata që shpeshherë janë frymëzimi i ekipit. Me…