Vazhdojnë aktivitetet për shënimin e “Epopesë së korrikut 1998” në Rahovec

19 korrik 2018 | 17:01

 Kanë vazhduar edhe gjatë ditës së enjte aktivitetet për shënimin e “Epopesë së korrikut 1998”, në Komunën e Rahovecit.

Në aktivitetet të cilat organizohen nga Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me shoqatat e dala nga UÇK-ja, degët në Rahovec po merr pjesë edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, deputetët të Kuvendit të Kosovës, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve.

Aktivitetet për shënimin e “Epopesë së korrikut 1998”, kanë vazhduar me bërjen e homazheve tek varrezat e dëshmorëve në qytetin e Rahovecit, tek Muri i Pikëllimit dhe në nderim të veprës së Sheh Myhedinit tek Teqeja e Madhe në qytetin e Rahovecit dhe zbulimi i përmendores së rindërtuar të dëshmorëve në rrugën “UÇK” (transiti Rahovec-Malishevë).

Po ashtu të enjten kryetari Latifi ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore që është mbajtur në nderim të dëshmorit Hamdi Berisha, në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore e Gjilanit në këtë gjashtëmujor ka treguar efikasitet…