Vushtrria ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike

28 Dhjetor 14:13

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë me dije se është ndaluar shitja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike në këtë komunë.

Tahiri nëpërmjet profilit të vet në “Facebook”, ka theksuar se për arsye të rritjes së sigurisë është bërë ndalimi i shitjes dhe përdorimit të fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike në sheshin kryesor të qytetit të Vushtrrisë dhe në vendet tjera publike si tregje, rrugë dhe sheshe.

“Pas shumë ankesave nga qytetarët, me qellim të rritjes së sigurisë, sot kam urdhëruar ndalimin e shitjes dhe përdorimit të fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike në sheshin kryesor të qytetit të Vushtrrisë dhe në vendet tjera publike si tregje, rruge e sheshe”, ka shkuar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës…