Zvicra ndihmon Kosovën me 7 milionë euro

13 dhjetor 2017 | 14:19

Mbi 7 milionë euro ka përfituar Kosova për promovim të sektorit privat nga marrëveshja e nënshkruar në mes të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe PPSE-së.

Qëllim i kësaj marrëveshje është përkrahja e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe punësimi i të rinjve të Kosovës.
Drejtori i zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, ka theksuar se punësimi i të rinjve është një sfidë për vendin për zhvillimet e mëtejme.

“Ne jemi të fokusuar edhe për një fazë prej 7.2 milionë eurosh, ndërsa në përgjithësi janë investuar rreth 20 milionë euro për katër vjet në punësim. Shpresojmë ta vazhdojmë bashkëpunimin me MTI-në”, ka thënë ai.

Ndërsa ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka deklaruar se kjo është faza e dytë e implementimit të këtij projekti, pasi sipas tij, ka pasur edhe një fazë të parë. “Ky grant është për katër vitet e ardhshme. Shpresojmë që edhe në të ardhmen qeveria zvicerane do ta përkrahë edhe MTI-në dhe në përgjithësi popullin e Kosovës”, ka thënë ministri Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reali sfidon PSG-në për Neymarin, por këta të fundit kundërpërgjigjen…