PSG-ja “çmendet” për Ronaldon

13 dhjetor 2017 | 14:13

Reali sfidon PSG-në për Neymarin, por këta të fundit kundërpërgjigjen me interesimin për Ronaldon.

Portali spanjoll “diariogol” shkruan se presidenti i francezëve po mendon të bëjë një ofertë të çmendur në drejtim të “galaktikëve” për t’i bindur që ta lënë të lirë Cristianon. 100 milionë euro dhe shërbimet e mesfushorit Julian Draksler në këmbim të yllit portugez.

Oferta është tunduese, por ndoshta jo aq sa për ta bërë Realin që të heqë dorë nga shërbimet e Ronaldos. Momenti jo i mirë që po kalon në Spanjë, por edhe fiksimi që ka Al Khelaifi për ta parë një ditë me fanellën e PSG-së, janë dy arsye që nuk duhen nënvlerësuar, prandaj madrilenët duhet të bëjnë kujdes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Nenad Rikalo,…