Rodrygo rikthehet në stërvitje me Real Madridin
28 tetor 2026
| 12:30
Ylli i Real Madridit, Rodrygo, ka nisur përgatitjet për rikthimin në fushë pas një periudhe të gjatë jashtë saj për shkak të lëndimit.
Sulmuesi brazilian, i cili në mars pësoi këputje të ligamenteve në ndeshjen ndaj Getafes, ka nisur tashmë fazat e para të rikuperimit.
Pamjet e para nga rikthimi i tij në stërvitje janë publikuar nga qendra stërvitore e klubit madrilen, Valdebebas.
Rodrygo pritet të rikthehet në fushë në janar të vitit të ardhshëm.



