Arteta flet për eliminimin e turpshëm nga Fleetwoodi

28 tetor 2026 | 11:21

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka cilësuar si “ditë shumë të trishtueshme” eliminimin e skuadrës së tij nga Kupa Carabao, pas humbjes befasuese ndaj Fleetwood Townit, skuadër që garon në Ligën e Dytë të futbollit anglez.

Arsenali ka dominuar dukshëm në posedimin e topit, duke kontrolluar afro 80 për qind të lojës, por nuk ka arritur ta përkthejë këtë epërsi në gola. Londinezët kanë regjistruar 26 gjuajtje, ndërsa mbrojtja e Fleetwoodit ka arritur t’i bllokojë dhjetë prej tyre.

Pavarësisht eliminimit, Arteta nuk i ka fajësuar lojtarët e tij për paraqitjen, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre gjatë ndeshjes.

“Është vërtet një ditë e trishtueshme për ne. Nuk mund ta fajësoj aspak qëndrimin e lojtarëve”, ka thënë ai për “Sky Sports” pas ndeshjes.

“Nuk kam parë askënd që të mos bëjë atë që kërkohet në këtë nivel. E kishim topin në zotërim për një kohë të gjatë, krijuam shumë raste dhe regjistruam shumë gjuajtje. Sigurisht, dëshironi që diferenca të jetë më e madhe sesa të shkoni te penalltitë. Duhet të përfitoni nga rastet dhe ne nuk e bëmë këtë. Ky është futbolli”, ka shtuar Arteta.

Për Arsenalin, eliminimi përbën një zhgënjim të madh, duke pasur parasysh diferencën prej 84 pozitash mes dy skuadrave në renditjen e futbollit anglez.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një grua në Skenderaj ka raportuar se është kanosur përmes…