​Çeku: Kulla e Sheremetit në Pejë shpëtohet nga rrënimi

06 korrik 08:51

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se kulla e Sheremetit në qytetin e Pejës po shpëtohet nga rrënimi dhe degradimi i tërësishëm.

Çeku ka shkruar në “Facebook” se në këtë aset të trashëgimisë sonë kulturore, që ngërthen në vete plot histori, po vazhdojnë ndërhyrjet restauruese dhe konservuese, ndërsa punimet kanë kaluar në fazën e dytë.

‘Kompleksi si ndërtim i takon gjysmës së dytë të shek. XIX. Çdo ditë punë të mira në mbrojtje të trashëgimisë kulturore”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet…