​Johnsoni jep dorëheqje nga drejtimi i partisë, do të jetë kryeministër deri në tetor

07 korrik 2022 | 11:24

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i Partisë Konservatore.

Ai do të qëndrojë në pozitën e kryeministrit deri në muajin tetor të këtij viti, kur partia do të zgjedhë një lider të ri që të bëhet kryeministër ose kryeministre.

Kryeministri britanik ka qenë në presion të vazhdueshëm për të dhënë dorëheqje që nga largimet e para nga kabineti i kryeministrit që nisën të hënën.

Edhe pse dje Johnsoni ka thënë se do të vazhdojë të mbajë pozitat e tij, si duket presioni ka qenë i jashtëzakonshëm.

Kujtojmë se zgjedhjet e kaluara të Partisë Konservatore zgjatën gjashtë javë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e hershme të mëngjesit janë shfaqur grafite të…