​Gjenerali Lama me libër kundër shpifjeve ndaj UÇK-së, bazën e kanë në Beograd

11 prill 2022 | 11:35

Libri “UÇK përballë shpifjeve”, është një analizë për të treguar se të gjithë ata që ngren probleme akuzash ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës çlirimtare, e kanë të burimin në Beograd dhe nuk ka rëndësi se në cilën gjuhë e deklarojnë. Cilatdo gjuhë që deklarohen akuza ndaj UÇK-së burimin e kanë në Beograd. Pikërisht këtë jam përpjekur ta argumentoi me fakte dhe dokumente në këtë libër. Kështu ka thënë gjenerali Kudusi Lama në një intervistë për KosovaPress.

Gjenerali i luftës së Kosovës, Kudusi Lama përmes librit të tij me titullin “UÇK përballë shpifjeve”, e cila është një analizë dokumentesh, i kundërvihet Gjykatës Speciale në Hagë dhe procesit gjyqësor që po zhvillohet kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë i quan prokurorë hitlerian.

Gjeneral Lama kërkon nga shteti i Kosovës që me çdo kapacitet që ka, t’u dal në mbrojtje llogores së parë që mbrojtjen tokën e Kosovës e që po mbahen të paraburgosur në Hagë, ndërsa avokatët e tyre porositë që të jenë të bashkuar karshi akuzave.

“Libri ‘UÇK përballë shpifjeve’ është një analizë për të treguar se të gjitha ata që ngren probleme akuzash ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj luftës çlirimtare të Kosovës e kanë të gjithë burimin në Beograd, nuk ka rëndësi në cilën gjuhë e flasin apo e deklarojnë mendimin, opinionin apo akuzën e tyre qoftë në gjuhën shqipe, qoftë në gjuhën angleze, franceze, gjermane, cilat do gjuhë që deklarohen akuza ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës burimin e kanë në Beograd. Pikërisht këtë unë jam përpjekur ta argumentoj me fakte dhe dokumente në këtë libër”, theksoi gjenerali Lama.

Libri “UÇK përballë shpifjeve”, me theks të veçantë i kundërvihet raportit famëkeq të ish-senatorit dhe ish-prokurorit zviceran, Dick Marty, si dhe dokumenteve propagandistike të shtetit serb kundër luftës së UÇK-së, siç është libri “Engjëjt e zinj të skëterrës Kosovare – Dosjet sekrete”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Intensifikohet interesimi i Napolit për Atmando Brojën. Javët e fundit…