Zëdhënësi i Aleancës: Nga panika për atë që i pret nga lideri suprem, VV-ja ka eskaluar, duke u shtyrë se kush ia bën më shumë argatin Dejonës
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka thën se përfaqësuesit e Vetëvendosjes, nga frika e asaj që i pret nga lideri i tyre, po garojnë mes vete se kush po i shërben më shumë Dejonës.
Ai ka kritikuar edhe kryeprokurorin e ri, duke thënë se, në vend që të fokusohej te krimet dhe rastet e rënda që po ndodhin në vend, emërimi i tij, sipas Xhemailit, u ka bërë argatin Fitores Pacolli, Faton Pecit dhe Liburn Aliut, të cilët kanë njoftuar për pushimin e hetimeve ndaj tyre për korrupsion.
“E po, keni të drejtë që po frikësoheni nga Aleanca”, ka shkruar Xhemaili.
Në fund të reagimit, zëdhënësi i Aleancës e ka cilësuar Qeverinë si “qeveri të turpit” dhe “qeveri të dështimit”, duke e akuzuar për korrupsion dhe për sakrifikimin e disa personave për t’i mbrojtur, siç ka thënë ai, ata që vjedhin për pushtetin.
“Qeveri e turpit, qeveria e dështimit! Qeveri e hajnave, që i sakrifikon disa me i ruajt ata që vjedhin për të”, ka përfunduar Xhemaili.



