​Haradinaj: Do të nënshkruajmë nëntë marrëveshjeve e protokolle

26 nëntor 2018 | 10:50

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në hapjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Pejë, është shprehur i bindur se me nënshkrimin e sotëm të nëntë marrëveshjeve e protokolleve në mes Kosovës dhe Shqipërisë do të çojë në një të ardhme të afërt, deri në unifikimin të ekonomive tona dhe jo vetëm aq.

Haradinaj ka thënë se e dinë që populli i Kosovës dhe Shqipërisë presin më shumë nga dy qeveritë dhe nga këtu do të vazhdojnë me punë dhe angazhim në ballafaqimin e sfidave të shumta.

“Jam i lumtur për të arriturat e këtij takimi të përbashkët dhe jam i bindur që mundësia që të nënshkruajmë 9 marrëveshje dhe protokolle do të çojnë në një të ardhme të afërt deri në unifikimin e ekonomive tona dhe jo vetëm kaq”, ka thënë kryeministri.

“Sot Kosova është palë kontaktuese me BE-në, MSA-në dhe njëkohësisht ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe pret që e drejta e vet të respektohet nga e institucionet e BE-së”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e…