
Hoxhaj: Dërgesa e armëve nga Kina në Serbi, kërcënim serioz për Kosovën
Ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se dërgesa e armëve nga Kina në Serbi, përbën kërcënim serioz veçanërisht për Kosovën.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se jemi në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive.
“Dërgesa e fundit i armëve nga Kina në Serbi, më parë edhe nga Rusia, përbën një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën. Jemi në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive. Kina dhe Serbia kanë zgjedhur këtë të fundit për të qenë bashkë”, ka shkruar Hoxhaj.
The recent delivery of arms by #China to #Serbia, previously by #Russia, poses a serious threat to #WB, especially #Kosovo. We're in an era when states are divided into democracies vs. autocracies. China & Serbia have chosen the latter to be together. https://t.co/QCGVnAwQXH
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) April 10, 2022