Osmani: Kosova është dhe mbetet një aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike

16 korrik 2025 | 13:10

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë momente nga vizita e saj në Letoni. Ajo në Riga,  ka vizituar Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Komunikim Strategjik (STRATCOM), një institucion kyç në luftën kundër kërcënimeve hibride dhe në mbrojtje të integritetit të informacionit.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në ndërtimin e kapaciteteve në siguri kibernetike dhe komunikim strategjik, si pjesë e përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në NATO”, ka thënë Osmani.

Më tutje, Osmani ka theksuar se ka pasur edhe një diskutim në Shtëpinë e Evropës bashkë me gra lidere dhe aktiviste në Letoni për të ndarë me to rrugëtimin e Kosovës si vend që ka përjetuar luftën, por që sot avancon përpara me gratë në qendër të çdo procesi demokratik dhe të sigurisë. “Vizitën e përmbyllëm në Muzeun e Okupimit të Letonisë si një moment reflektimi të thellë mbi historinë e përbashkët të qëndresës ndaj pushtimit dhe padrejtësisë. Si Kosova, ashtu edhe Letonia, mbijetuan përmes rezistencës dhe krenarisë kombëtare. Kujtesa kolektive është forca jonë, për të mos harruar të kaluarën e lavdishme dhe për të ndërtuar një të ardhme të drejtë e të sigurt”, është shprehur Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prend BUZHALA Riza Greiçevci, autor i mbi 130 vëllimeve letrare…